13.7 C
Pristina
Tuesday, April 30, 2024

Buy now

spot_img

Pajaziti: Muri është urrejtje

Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Zenun Pajaziti duke folur për debatin që po zhvillohet për murin e Mitrovicës tha se partia e tij mbështet kërkesën e deputetit Lekaj për murin.
Sipas tij muri është urrejtje dhe pa dyshim se ka dëmtuar arritjen që janë bërë në liri të lëvizjes.
“Ky mur që u bë natën veçse terr reflekton në imazhin e komuniteteve dhe Kosovës. Institucionet e Kosovës dhe bashkësia ndërkombëtare të jenë të vëmendshme se paqja e krijuar ndër vite të mos cenohet. Muri është i pa pranueshëm është ilegal, duhet të rrënohet, andaj duhet të rrënohet menjëherë”, tha Pajaziti.
Ai tha se janë të shqetësuar për ndërtimin e këtij muri.  Sipas Pajazitit ajo që i shqetëson më së shumti po ashtu që na shqetëson është edhe mungesa e informatave rreth këtyre zhvillimeve.
“A keni qenë në dijeni ju kryeministër për këtë mur? Lëvizja e lirë duhet të bëhet për të gjithë qytetarët atje. Grupi i  PDK-së pret që ky mur të mos na ndaj por të na bashkoj të gjithëve  këtu por edhe komunitetin serb, që atje të ketë lëvizje të lirë për të gjithë qytetarët atje. Ky mur ata qytetarët mban të të izoluar dhe i ndan nga zhvillimi atje. Ne vazhdojmë të inkurajojmë dialogun në këtë drejtim dhe kërkojmë sa më shumë transparencë”, tha Pajaziti.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img