16.5 C
Pristina
Wednesday, May 22, 2024

Buy now

spot_img

Zelenskyy: Ne do t’i bashkohemi NATO-s vetëm pasi ta fitojmë luftën

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelenskyy, tha këtë të martë se nuk ka shpresë që vendi i tij të anëtarësohet në NATO para përfundimit të luftës kundër pushtuesve rusë.

“Sipas mendimit tim personal, ne do t’i bashkohemi NATO-s vetëm pasi të fitojmë luftën”, u shpreh ai në një konferencë të përbashkët shtypi me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s Jens Stoltenberg në Kiev.

Kusht për pranimin e një anëtari të ri në NATO është ratifikimi i protokollit përkatës nga 32 shtetet anëtare të Aleancës. Disa vende anëtare nuk e kanë fshehur shqetësimin e tyre për rrezikun e pranimit të Ukrainës në këtë fazë, nga frika e një konfrontimi të mundshëm ushtarak me Rusinë.

“Nuk besoj se NATO do të na pranojë (në gjirin e saj) derisa të zgjasë lufta. Për disa anëtarë të NATO-s është e rrezikshme, të tjerët janë thjesht skeptikë”, shpjegoi presidenti ukrainas në një video të postuar në platformën Telegram.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img