10.3 C
Pristina
Saturday, May 4, 2024

Buy now

spot_img

Pahor: Kam një plan për dialogun Kosovë-Serbi, por s’mund ta them tani

Ish-presidenti slloven, Borut Pahor, i cili ka mundësi që ta zëvendësojë emisarin aktual të BE-së për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçakun, ka thënë se ky proces ka ngecur për shkak të mungesë së besimit.

Ai ka deklaruar se ka një plan për rikthimin e besimit dhe për vazhdimin e dialogut, por tha se nuk mund të japë detaje. 

Pahor shtoi se është i interesuar për postin e emisarit special të BE-së.

“Nuk mund ta them këtë tani, derisa të mos fillojë procesi. Unë kam vendosur të hyj në atë proces dhe më pas, nëse ata e pranojnë atë vendim, do t’i them dhe do t’i ofroj të gjitha referencat e mia, do të jap planin tim. Dialogu është në ngërç, ka mungesë besimi dhe ne duhet të gjejmë një mënyrë për të ecur përpara me besim më të madh”, tha Pahor për Kosovo Online.

Ai theksoi se pa progres në dialog, as Kosova e as Serbia nuk mund të arrijnë asgjë për një të ardhme më të sigurt.

“Optimizmi ka ekzistuar në 2004, nuk ekziston sot. Prezantimi im në tubim, kur thashë për vitin 2030, nuk u prit me duartrokitje, sepse askush nuk beson se as BE-ja dhe as vendet e rajonit do të jenë gati në vitin 2030. Por nëse vazhdojmë kështu, rajoni nuk do të jetë në BE as në vitin 2050. Dhe koha po ikën”, theksoi Pahor.

“Të mos bëjmë shaka. Ne jemi përgjegjës për të ruajtur paqen, stabilitetin dhe mirëqenien e njerëzve në këtë pjesë të Evropës. Vetëm zgjerimi i Bashkimit Evropian është një garanci e qëndrueshme e paqes dhe sigurisë”, përfundoi Pahor.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img