8.9 C
Pristina
Saturday, May 4, 2024

Buy now

spot_img

Ambasada amerikane bën thirrje: Dhuna në familje është krim, mos duroni!

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë ka bërë thirrje që të raportohet dhuna në familje.

Përmes një shkrimi në faqen e tyre zyrtare në rrjetin social, Facebook, thuhet se dhuna në familje është krim.

Ambasada u është referuar raporteve dhe hulumtimeve të organizatave të shoqërisë civile, sipas të cilave dhuna në familje është ndër krimet më të paraportuara në Kosovë.

“Bazuar në raporte dhe hulumtime të ndryshme të organizatave të shoqërisë civile, dhuna në familje vazhdon të jetë një nga krimet më të paraportuara në Kosovë. Dhuna në familje nuk duhet parë si një çështje private apo si një çështje familjare”, shkruhet në postimin e tyre.

Ndër tjerash, ambasada publikoi edhe numrat e kontaktit për raportim të këtyre rasteve. “Dhuna në familje është KRIM. Mos e duroni, raportojeni: 0800 11 112 ose 192”

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img