23.6 C
Pristina
Sunday, May 19, 2024

Buy now

spot_img

Osmani flet në ngjarjen e MCC në prani të George W. Bush: SHBA-ja është në ADN-në e suksesit të Kosovës

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, në eventin qendror me rastin e 20- vjetorit të Korporatës së Sfidave të Mijëvjeçarit (MCC), ka prezantuar rrugëtimin e deritashëm të Kosovës, duke potencuar sukseset e në të cilat SHBA-të kanë luajtur një rol vendimtar.

Me pjesëmarrjen e Presidentit George W. Bush dhe në prani të liderëve afrikanë, u diskutua për sukseset 20 vjeçare të punës transformuese të MCC-së.

Osmani ka thënë se roli i SHBA-së ka qenë përcaktues për fatin e Kosovës. prandaj SHBA-ja është në ADN-në e suksesit të Kosovës

“Në eventin qendror me rastin e 20-vjetorit të Korporatës së Sfidave të Mijëvjeçarit (MCC) në prag të Samitit SHBA-Afrikë, me pjesëmarrjen e Presidentit George W. Bush, njëherit themelues i MCC-së, fola për shtetndërtimin dhe zhvillimin e Kosovës, me ç’rast rikonfirmova rolin e pakontestueshëm të SHBA-ve për lirinë dhe shtetndërtimin.

Në të njëjtën frymë sot, MCC-ja po e vazhdon këtë trashëgimi duke ofruar mbështetje të çmueshme për zhvillimin ekonomik e të qëndrueshëm të Kosovës duke e bërë vendin tonë pjesë të pandashme të sukseseve, të cilat i përfaqëson SHBA-ja kudo në botë.”

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img