21.6 C
Pristina
Monday, April 29, 2024

Buy now

spot_img

“OpenAI” rikthen drejtorin e përjashtuar

Një nga themeluesit e kompanisë që bëri revolucion në botën teknologjike me bashkëbiseduesin e mençur “ChatGPT”, Sam Altman, do të rikthehet në krye të kompanisë “OpenAI” vetëm pak ditë pasi u shkarkua nga bordi, ka njoftuar kompania.

Marrëveshja në parim përfshin edhe themelimin e një bordi të ri, ka shtuar kompania.

Lajmërimi i ri vjen pas reagimit të ashpër të punëtorëve, qëkur Altman u shkarkua të premten. Punëtorët kërkuan rikthimin e tij duke kërcënuar me largim nga kompania.

Qindra punëtorë të “OpenAI”, kompanisë që bëri revolucion në botën e teknologjisë me lansimin e bashkëbiseduesit robotik “ChatGPT”, kanë kërkuar dorëheqjen e bordit të kompanisë dhe kanë…

“Mezi po pres të rikthehem në ‘OpenAI’”, ka thënë Altmani në rrjete sociale.

“E dua ‘OpenAI’ dhe gjithçka që kam bërë ditët e fundit kanë qenë në shërbim të ruajtjes së ekipit dhe misionit tonë. Mezi pres të rikthehem në ‘OpenAI’ dhe të ndërtojmë partneritetin tonë të fuqishëm me Microsoftin”, ka shtuar ai.

Javën e shkuar bordi vendosi ta largonte Altmanin dhe e caktoi fillimisht Mira Muratin si shefe të përkohshme. Vendimi u mor nga tre anëtarët e bordit dhe një bashkëthemelues i kompanisë. Megjithatë, ky ekip tani ka kërkuar falje dhe ka tërhequr vendimin.

Mira Murati është bërë shefe e përkohshme ekzekutive e kompanisë që bëri revolucion me inteligjencën artificiale, OpenAI. Të premten në mbrëmje, kompania ka njoftuar se e ka shkarkuar nga detyra e shefit Sam Altmanin dhe në…

Microsofti, investitori më i madh në “OpenAI” ia ofroi Altmanit një pozitë në ekipin e kërkimeve për inteligjencë artificiale.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img