11.4 C
Pristina
Wednesday, May 15, 2024

Buy now

spot_img

Kurti numëron sukseset për 2/3 e mandatit qeveritar, thotë se koha për të përmbushur premtimet po pakohet

Kryeministri Albin Kurti e ka nisur mbledhjen e sotme të qeverisë, duke numëruar disa prej sukseseve të arritura, derisa ka theksuar se të enjten bëhen 32 muaj të qeverisjes së tij.

“Nesër bëhen 2/3 e mandatit. Kjo tregon se koha për të përmbushur zotimet tona sa vjen e pakohet. Çdo ditë neve na përkujton se çfarë nuk është bërë e çfarë ka mbetur të bëhet”, është shprehur Kurti me fillim.

Derisa kur ka nisur të numërojë sukseset, ai ka filluar me sigurimin e vaksinave kundër koronavirusit, ku ka theksuar se derisa ata nuk ishin në qeveri, Kosova ka qenë vendi i vetëm në rajon që ende nuk kishte filluar me procesin e vaksinimit.

“Rritjen e ekonomike dhe të hyrat tatimore e shpërndamë te qytetarët, në përballje me inflacionin dhe krizën ekonomike. Subvencionuan pagën në sektorin privat, mbështetëm bizneset dhe i siguruam që faturat e rrymës të jenë më të lirat në rajon. Nënat lehona për

herë të parë marrin shtesa. 49 mijë nëna të reja e 387 mijë fëmijë që e ndjejnë dorën e shtetit. Arsimin publik të lartë e kemi bërë falas ku kemi 43 mijë studentë në bachelor dhe master. Shkollimin profesional po e lidhim me tregun e punës”.

“Ushtrinë e kemi më të fortë se kurrë. E kemi dyfishuar buxhetin. Ka armatim më shumë sepse investimet i kemi rritur për gati trefishë më shumë. 214 milionë është mbështetja financiare për fermerin e Kosovës. Për herë të parë kemi subvencionuar naftën dhe plehun bujqësor. Krahas rrugëve po ndërtojmë edhe hekurudha”, ka thënë ai ndër të tjera.

Kurti ka përmendur edhe luftën ndaj krimit të organizuar dhe korrupsionit

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img