19.7 C
Pristina
Thursday, May 2, 2024

Buy now

spot_img

“Nuk ka shumë lojtarë si ai në futbollin evropian”, Gundogan i kënaqur me rikthimin e Kroosit te Gjermania

Ylli i Barcelonës, Ilkay Gundogan, është shprehur i kënaqur me rikthimin e Toni Kroosit tek Gjermania para Euro 2024.

Kroos kishte pranuar një ofertë nga përzgjedhësi Julian Naglesmann për t’i dhënë fund pensionimit me kombëtare, para se Gjermania të jetë nikoqire e kësaj gare në verë.

Pavarësisht se kanë një moshe të kombinuar prej 67 vjetësh, Gundogan ka besim se ata mund të udhëheqin së bashku Gjermaninë, pasi më herët kishte refuzuar spekulimet se dyshja nuk kanë raporte të mira mes vete.

Gundogan ka qenë objekt i kritikave për paraqitjet e tij gjatë muajve të fundit, dhe ekziston një mundësi e madhe që Nagelsmann të bëjë rotacione mes tij dhe Kroosit në Euro 2024.

Përvoja është e bollshme në ekipin e Gjermanisë, dhe Gundogan beson se vetëm pak lojtarë mund të ofrojnë atë që Kroosi e bënë në nivelet më të larta.

“Është një ndjenjë e mirë që ta kesh Tonin në krahun tënd. Nuk ka shumë lojtarë kreativ si ai në futbollin evropian, që kanë kualitetet e tij”, ka thënë Gundogan.

“Unë pres shumë prej tij dhe mendoj se do t’ia dalim mirë (që të luajnë së bashku)”, përfundoi ai.

Përgatitjet e Gjermanisë për Euro 2024 përfshijnë një duel me Holandën javën e ardhshme, pas fitore me rezultat 2-0 ndaj Francës mbrëmë (e shtunë).

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img