11.3 C
Pristina
Friday, May 17, 2024

Buy now

spot_img

Sa e sikletshme, Rrustemi i VV-së pllagjiarizon krejt fjalët e Kurtit: “Jeni hajna tipik, hajna klasik”

Një mungesë e thellë origjinaliteti për të shqiptuar fjali të veta e ka gjetur deputetin e Vetëvendosjes, Adnan Rrustemi, i cili pllagjiarizoi (dmth vjedhi) edhe fjalët e vetë Albin Kurtit të 2010’ës kur u drejtohej pushtetit “jeni hajna tipik, hajna klasik”.

Qeveria e Kosovës nuk mbrohet prej këtyne hajnave tipik dhe hajnave klasik që e kanë plaçkitur këtë vend për vite të tëra. Politikanë të tillë të cilët kanë hyrë dhe ardhë të varfër e janë milionerë”, ka thënë deputeti i armatosur me fjalë të Albin Kurtit të 2010’ës.

Kjo erdhi pas akuzave që Bekim Haxhiu rikujtoi që vetë Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka nënshkruar shmangien nga procedurave për blerjen e rezervave shtetërore, dhe angazhimin e një njeriu privat si Ridvan Muharremi, i cili ishte thjesht në kapacitetin e një pronari të një furre.

Korrupsioni ka emër: Albin Kurti dhe Qeveria e tij. Albini ka nënshkru shmangien e procedurave për blerjen e rezervave shtetërore e m’eia dhanë mikut të tij Ridvan Muharremit, 10 milion euro rezerva shtetërore të cilat nuk kanë ardh. Qysh e mbroni ju ku ai ka ik vetë prej seancës. Prej u hap debati, iku bashkë me qeveirnë”, ka thënë Haxhiu.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img