8.5 C
Pristina
Sunday, May 5, 2024

Buy now

spot_img

Një rrugë e re në Prishtinë, Rama thotë se punimet mbarojnë brenda 120-ditësh

Sot kanë filluar punimet që lidhin pjesën e Arbërisë me unazën e madhe në Prishtinë.

Kryetari i Kryeqytetit, Përparim Rama, ka dalur në teren, ku ka thënë se ky projekt do të jetë një ndihmesë e madhe për Prishtinën i cili gjithashtu do të lirojë trafikun në atë pjesë.

“Sot po fillojmë të ndërlidhim pjesën e Arbërisë me unazën e madhe në kryeqytet e cila do t’i ndihmojë shumë trafikut. Kjo do t’i mundësoi që të ndërlidhin edhe në pjesë të ndryshme, tashmë më platforma edhe më këmbësorë që të bëjmë ndërlidhjen e Arbërisë me qendrën e kryeqytetit”, ka thënë kryetari.

I pari i kryeqyteti këtë projekt e quajti madhor dhe projekt më shumë interes për kryeqytetin, por gjithashtu ju premtoi qytetarëve të Prishtinës se do ta mundësoi që ky projekt të përfundoi brenda afatit i cili është parashikuar.

“Këto janë projektet të cilat sot po fillojnë, e kemi një plan dinamik 120-ditësh, shpresojë të veprojmë përbrenda këtij plani dinamik, për fat të keq me pjesën tjetër kemi patur probleme, të cilat nuk na kanë leju me i përmbajte planit dinamik, mirëpo këtu nuk kemi asnjë arsye për vonesa dhe jam optimist që brenda 120 ditëve ta kemi këtë pjesë të përfunduar e cila ka me qendë një ndihmesë shumë e madhe për kryeqytet dhe trafikun. Kjo është pjesë e projekteve tona për transformim të Prishtinës”, theksojë Rama./IndeksOnline/

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img