14.7 C
Pristina
Friday, May 10, 2024

Buy now

spot_img

Një ‘mini El Clasico’ mes ekipit U-10 të Real Madridit dhe Barcelonës: Talenti i Los Blancos mahnitë të gjithë me lëvizjet e tij

Barcelona është ​​e njohur për akademinë e saj të të rinjve “La Masia”, ndërsa së fundmi lojtarët e rinj kishin një përballje me ata të Real Madridit, duke paraqitur ekipin e tyre U-10 në një ‘mini El Clasico’.

Pamjet e lojës u bënë virale, duke mbledhur mbi 12 milionë shikime në Twitter.

Ndërsa çdo lojtar në shfaqje dukej jashtëzakonisht i talentuar, ishte një lojtar që binte në sy mbi pjesën tjetër.

Ai kishte veshur fanellën numrin 10-të të Real Madridit dhe ishte kapiten i skuadrës.

“Numri 10 për Madridin është absolutisht i jashtëzakonshëm”, ka komentuar një tifoz.

Një tjetër shtoi: “#10 është i çmendur”.

Edhe pse talentët e rinj të Blaugranas u mundën nga rivalët (4-1), Barcelona sigurisht që demonstroi potencialin dhe vendosmërinë e saj në fushë, me dy ekipet që dhuruan një lojë fantastike.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img