18 C
Pristina
Monday, May 20, 2024

Buy now

spot_img

Nesër mblidhet Këshilli i Sigurisë së Kosovës, Kurti tregon arsyen

Kryeministri Albin Kurti me t’u kthyer nga SHBA-ja ka njoftuar se nesër të mblidhet Këshilli i Sigurisë për t’i diskutuar temat që duhet t’i kenë parasysh zyrtarët. 

“E kemi një mbledhje e Këshillit të Sigurisë nesër në mëngjes ku do t’i diskutojmë me krerët e organeve dhe agjencive të ndryshme shtetërore dhe me disa prej ministrave çështjet që do të mund të na shfaqen dhe që ne duhet t’i kemi parasysh”, tha ai në një konferencë për media.

Kurti tha gjithashtu se dihet që ka njerëz që e sfidojnë shtetësinë e Kosovës dhe ligjet e saj, prandaj duhet kjo mbledhje. 

“E dimë që ka njerëz jashtë ligjit, ka kriminelë të llojeve dhe ngjyrave të ndryshme, të cilët nuk iu pëlqen ligjshmëria dhe kushtetutshmëria dhe të cilët dëshirojnë ta sfidojnë shtetin e Kosovës, andaj kjo mbledhje është për të diskutuar se a janë marrë të gjitha masat që gjithçka të shkojë ashtu siç është menduar dhe planifikuar, gjithnjë sipas shtetit të së drejtës”.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img