18 C
Pristina
Monday, May 20, 2024

Buy now

spot_img

Kurti e Osmani përfitojnë njohuri për diplomacinë në takimin me Blinken, zbulojne se nuk ka “thika mbi hartën e Kosovës”

Presidentja Vjosa Osmani-Sadriu dhe kryeministri Albin Kurti janë kthyer sot nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Liderët kosovarë gjatë qëndrimit në Amerikë kanë takuar Sekretari amerikan të Shtetit, Antony Blinken.

Takimi me këtë të fundit ishte shumë i veçantë, sipas Kurtit. Madje në konferencën që e mbajti në aeroport, kryeministri tregoi se “SHBA e njëh Kosovën siç i ka shpallur kufij”.

“Rreth 80% të vëllmit kohor të atij takimit ka pasur të bëjë me raportet bilaterale Kosovë – Amerikë dhe kontekstin ndërkombëtar. ShBA-ja e njeh Kosovën siç i ka shpallur kufijtë. Shtet i pavarur dhe sovran”, tha Kurti i sigurt, pas konfirmimit amerikan se toka e Kosovës është e paprekshme, shkruan Gazeta Insajderi.

Duket se veç tash kryeministrit e ka larguar një herë e mirë dilëmen e “thikave mbi hartën e Kosovës.

Që Blinken ka thënë se “integriteti territorial është i paprekshëm”, e konfirmoi edhe presidentja.

“Assesi Amerika nuk shtyn përpara zgjidhje që do ta prekte integritetin territorial ose rregullimin kushtetutes të Kosovës”, tha Osmani në aeroport, pas kthimit nga tokat përtej Atlantikut, shkruan Gazeta Insajderi.

Deklaratat e Kurtit dhe Osmanit për “thikat mbi hartën e Kosovës”

Shefi i Qeverisë, Albin Kurti, sa ishte në rolin e kryeopozitarit insistonte se në dialogun me Serbinë do të diskutohej për shkëmbim territoresh.

Madje kishte thënë se këtë e kishte dëgjuar nga amerikanët.

“Shkëmbimi territorial dështoi, por kjo s’do të thotë që ideja ka vdekur. Se ka pasur thika mbi harta, e kanë vërtetuar vetë. Më 19 qershor, Richard Grenell në një intervistë tha se për shkëmbimin territorial ka dëgjuar nga ish-këshilltari për siguri, John Bolton, dhe tre muaj më herët Grenell tha se s’ka dëgjuar, ai e kundërshtoi veten, por e konfirmoi se Bolton ka qenë në çështjen e shkëmbimit territorial”, kishte pohuar Kurti, shkruan Gazeta Insajderi.

Kurti madje kkishte refuzuar të shkonte në Uashington me arsyetimin se atje po e presin “thikat mbi harta”.

Qeveria “Kurti 1” ishte rrëzuar nga partneri në koalicion, Lidhja Demokratike e Kosovës, me arsyetimin se po dëmtonte partneritetin me SHBA.

Se ideja për shkëmbimin e territoreve ekzistonte, besonte edhe Osmani-Sadriu. Ajo gjatë një vizite në Mitrovicë, pati thënë se nuk do ta lejonte një plan të tillë.

“Në qoftë se dikujt i shkon mendja ta bëjë pjesë të negociatave qoftë duke i dhënë territor apo duke e shndërruar Mitrovicën në një vend jo funksional atëherë plane të tilla nuk do të lejohen”, pati thënë Osmani, shkruan Gazeta Insajderi.

Si lindi ideja për shkëmbim territoresh mes Kosovës dhe Serbisë?

Ish-presidenti Hashim Thaçi pati nisi të diskutoj për këtë ide vite më parë, por si çështje ishte zbardhur më shumë vetëm në Forumin Evropian “Alpbach” në Austri.

Në bazë të idesë së Thaçit, Presheva, Bujanoci dhe Medvegja do t’ bashkangjiten Kosovës, ndërsa veriun do ta merr Serbia, ani pse Thaçi nuk e kishte përmendur ndonjëherë një gjë të tillë. Në secilin prej postimeve, ai shkruante vetëm për pjesët që do t’i “merr” Kosova.

“Po bashkangjitjes së Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës, si tërësi me Kosovën. Po njohjes reciproke Kosovë – Serbi dhe anëtarësimit të Kosovës në OKB dhe organizata ndërkombëtare. Jo ndarje, jo shkëmbim territoresh. Të tjerat fake news”, ishte një nga postimet e fundit të Thaçit për këtë temë.

Por, Thaçit i kishte mungon mbështetja për këtë ide, sikurse në vend ashtu edhe nga vendet mike.

Disa nga vendeve aleate patën deklaruar se një ndryshim i kufijve do të mund të sillte luftëra në Ballkan, ndërsa nga SHBA-të kërkonte nga Kosova dhe Serbia që marrëveshja mes tyre të ishte e qëndrueshme dhe të mos krijonte tensione në Ballkan.

“Kosova dhe Serbia duhet të arrijnë një marrëveshje që është e zbatueshme, e qëndrueshme dhe që nuk krijon jostabilitet në cilindo shtet apo në rajon”, pati thënë atë kohë Ambasada amerikane.

Për këtë ishte deklaruar atëherë edhe këshilltari për Siguri Kombëtare në Shtëpinë e Bardhë, John Bolton.

“Mendoj se ka shenja të reja se të dyja qeveritë mund të kenë vullnet për të negociuar këtë çështje në heshtje. Politika jonë, politika amerikane është që, nëse të dyja palët mund të punojnë me njëra-tjetrën për të arritur një marrëveshje, ne nuk përjashtojmë korrigjimet territoriale. Nuk na takon neve”, ka thënë Bolton.

Derisa Gjermania dhe Britania e Madhe ishin deklaruar kategorikisht kundër një ideje të tillë./Gazeta Insajderi/

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img