8.5 C
Pristina
Sunday, May 5, 2024

Buy now

spot_img

Në Spitalin e Prizrenit fillon shpërndarja e terapisë tabletare onkologjike

Pacientët e rajonit të Prizrenit më nuk do të kenë nevojë të udhëtojnë në Klinikën e Onkologjisë për të marrë terapinë tabletare onkologjike, ngase nga dita e sotme këtë terapi do të mund ta marrin në Spitalin e Prizrenit.

Me këtë rast, ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, tha se është shumë i lumtur që Klinika e Onkologjisë dhe Spitali i Prizrenit, sot po arrijnë që këtë terapi ta japin në Spitalin e Prizrenit, pa pasur nevojë që pacientët të udhëtojnë në Prishtinë.

”Falë punës intensive kemi arritur që këtë ta jetësojmë disa muaj më herët se që ishte planifikuar, kjo do të jetë lehtësim për qytetarët e rajonit të Prizrenit dhe do ta lehtësojë punën edhe të stafit të Klinikës së Onkologjisë që është i mbingarkuar”, u shpreh ministri Vitia.

Sipas tij, krahas kësaj po investohet në ifrastrukturë në Klinikën e Onkologjisë, ku po shtohen kapacitetet ekzistuese me shtretër dhe shërbime shëndetësore.

Zëvëndësuesja e drejtorit të përgjithshêm tê ShSKUK-së, Narqize Arënliu-Hoxhaj, tha se në projekt është paraparë shpërndarja e terspisë tabletare në Spitalin e Prizrenit dhe atë të Pejës, me qëllim që pacientët të kenë më lehtë të marrin terapinë, e mos të detyrohen të udhëtojnë në Prishtinë.

Drejtori i Klinikës së Onkologjisë, Ilir Kurtishi, tha se mbi 100 pacientë nga rajoni i Prizrenit do të marrin terapinë tabletare 1 herë në muaj në Spitalin e Prizrenit, ku një mjek specialist onkolog dhe 1 infermiere nga Klinika e Onkologjisë do të vinë në spital si asistencë.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img