17.7 C
Pristina
Monday, April 29, 2024

Buy now

spot_img

Në New York paguhesh 100 mijë euro në vit për t’u kujdesur për qentë

Pas bumit të birësimit të qenve gjatë pandemisë Covid, puna e qenve është bërë shumë fitimprurëse. Mesatarisht, një shëtitje gjysmë ore në Manhattan që i kushtonte një pronari qeni 14 dollarë, tani është deri në 35 dollarë.

Në New York do të paguhesh 100,000 dollarë në vit për të shëtitur qentë e të tjerëve.

Puna e kujdestarit të qenve është një punë me orë fleksibël që studentët e universitetit zgjedhin shpesh ta plotësojnë dhe paguajnë studimet dhe qiratë e tyre, edhe ato tashmë shumë të shtrenjta, apo edhe aktorë, muzikantë, shkrimtarë, studentë, madje edhe pensionistë.

Sipas Shoqatës Amerikane jofitimprurëse për Parandalimin e Mizorisë ndaj Kafshëve, më shumë se 23 milionë familje amerikane kanë blerë ose adoptuar një kafshë shtëpiake gjatë pandemisë.

Me kthimin në normalitet dhe punën në zyrë, pas përfundimit të kufizimeve, dikush duhet të mendojë të nxjerrë shëtitje ‘këlyshët e pandemisë’, ndaj nuk është rastësi që ajo që konsiderohej punë për të mbledhur dollarë ekstra tani është bërë një profesion i mirëfilltë./Prishtinapress/

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img