9.4 C
Pristina
Sunday, May 5, 2024

Buy now

spot_img

Në New York Nikoliq ka parë “retorikë më të butë” ndaj Serbisë

Kryetari i Serbisë Tomislav Nikoliq ka deklaruar se në seancën e Këshillit të Sigurimit të KB-së ka vërejtur se ndaj Serbisë ekziston “një retorikë shumë e butë” e përfaqësuesve që e kanë njohur pavarësinë e Kosovës, porse amerikanët e britanikët e “mbajnë ende të fuqishëm qëndrimin”, transmeton Koha.net.

Shtetet që e përkrahin Serbinë në KS të KB-së, këtë e kanë thënë hapur, e ato që e përkrahin pavarësinë e Kosovës për të kanë folur me njëfarë velloje, ka thënë Nikoliq për rts duke e lavdëruar ambasadorin rus i cili në seancë ka folur 20 minuta.

“Jemi të vetëdijshëm se kemi bërë shumëçka, por shtetet si SHBA dhe Britania e Madhe edhe më tej mbajnë qëndrim të fortë”, tha Nikoliq.

Sipas fjalëve të tij, Serbia nuk bën të lejojë shumë marrëveshje ndërmjet administratës në Kosovë me administratën lokale dhe, sipas tij, nëse duhet ulur nivelin e vendosjes dhe të pajtimit te qytetarët që jetojnë në Kosovë, atëherë ato duhet bërë me Asociacionin e Komunave serbe e jo assesi me administratë lokale individuale.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img