0.8 C
Pristina
Friday, November 15, 2024

Buy now

spot_img

Ndërrohet gypi kryesor i ujit në lagjen ”Velania” në Prishtinë

Prishtinë, 22 korrik – Kompania e Ujësjellësit Rajonal ”Prishtina” ka njoftuar konsumatorët e lagjes “Velania”, ”Dodona”,  “ Sofalia ” , “ Kolovicë ”, “ Tasligje ”, “ Vreshta”, “ Ulpiana ”, “ Lagja e Spitalit ”, “ Muhaxhirët ”, se gjatë ditës së sotme do të kenë ndërprerje uji nga ora 11:00-18:00.
Arsyeja e ndërprerjes së furnizimit me ujë të pijshëm , janë punimet teknike që do të realizohen nga ekipet e KUR ”Prishtina” në lagjen ”Velania” në Prishtinë, konkretisht ndrrimi i arteries (gypit) kryesore të ujit të pijshëm, me diametër fi 530 mm në rezervuarin e “Mirditës”.
Duke e cilësuar si arterie kryesore e furnizimit me ujë të pijshëm për më shumë se 30% të  kryeqytetit, ndrrimi i këtij gypi po bëhet për shkak të vjetërsisë së tij, derisa po vendoset gyp i ri.
Kërkojmë mirëkuptim nga konsumatorët e lagjeve të sipër përmendura.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img