23.6 C
Pristina
Sunday, May 19, 2024

Buy now

spot_img

Ndahet nga jeta infermieri dhe veterani i UÇK-së

Ish-veterani i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe infermieri Skender Hoti, nga fshati Ratkoc i Rahovecit është ndarë nga jeta.

Lajmin për vdekjen e tij e ka bërë të ditur kryetari i kësaj komune, Smajl Latifi.

“Pas një sëmundjeje të rëndë, u nda nga jeta veterani i UÇK-së, Skender Sokol Hoti, nga fshati Ratkoc. Kontributi i Skenderit në luftën për liri, por edhe pas luftës në fushën e shëndetësisë si infermier në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Ratkoc, është shumë i madh dhe asnjëherë nuk do të harrohet. Me këtë rast, u shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes së ngushtë të Skenderit, vëllezërve të tij, farefisit, miqve, kolegëve nga QKMF-ja në Rahovec dhe të gjithë bashkëluftëtarëve! Mbahuni të fortë! Pushofsh në paqe, Skender! Të qoftë i lehtë dheu i kësaj toke!”, ka shkruar Latifi.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img