12.3 C
Pristina
Tuesday, April 30, 2024

Buy now

spot_img

Musliu, Kurtit: Mos ik, hajde ulu frikacak – nëse Thaçi do të rriste çmimin e rrymës, do ta kishe djegur flakë vendin

Gjatë seancës së Kuvendit ku po duskutohet për rritjen e çmimit të energjisë, deputetja e PDK-së Ganimete Musliu, e ka quajtur frikacak kryeministrin Albin Kurti.

Pasi deputetja Musliu nisi akuzat ndaj tij, Kurti doli nga seanca. Kjo shkaktoi reagimin e Musliut e cila i kërkoi që të kthehej në seancë.

“Albin Kurti i super-premtimeve, sot është shndërruar në një kryeministër të super-arsyetimeve. Si rezultat ky kombinim…, rri more rri, mos u frikëso o kryeministër, mos ik prej përgjegjësive, hajde ulu këtu, hajde! Frikacak… Si rezultat ky kombinim është se kjo e vërtetë është Albin Kurti i supershfajësimeve…”, tha deputetja e PDK-së.

Tutje Musliu tha se po të propozonte Thaçi rritje të çmimit të energjisë elektrike, Kurti do ta digjte flakë vendin.

“Ky njeri po sillet thuajse kriza e energjisë paska ardhur brenda natës përderisa fajëson 20 vjet qeverisjes para tij, merr me mend sikur Thaçi të të propozonte rritjen e çmimeve të energjisë, Kosova do të digjej flakë nga Albin Kurti dhe kompania e tij”, tha Musliu.

Në këtë debat, ndërhyri edhe kryetari i Kuvendit Glauk Konjufca.

Ai i tha Musliut “Mos ma kërcëno kryeministrin Gane”.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img