21.6 C
Pristina
Monday, April 29, 2024

Buy now

spot_img

Musk: Starlinku do të sigurojë internetin për organizatat humanitare në Gaza

Pronari i rrjetit social X (ish Twitter) dhe themeluesi i SpaceX, Elon Musk, ka thënë se Starlinku do të mundësojë lidhjen e internetit me organizatat humanitare të njohura ndërkombëtarisht në Gaza.

Këtë informacion Musk e ka bërë të ditur përmes llogarisë së tij në këtë rrjet social.

Më parë, kompania palestineze e telekomunikacionit që ofron shërbime celulare për Rripin e Gazës, njoftoi se për shkak të bombardimeve intensive, ka pasur ndërprerje të plotë të shërbimeve të telekomunikacionit.

Në fillim të agresionit rus kundër Ukrainës, Musk u siguroi ukrainasve internetin përmes satelitit Starlink të SpaceX.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img