11.4 C
Pristina
Thursday, May 16, 2024

Buy now

spot_img

I mituri në Skenderaj rrah njerkën e moshuar, 72-vjeçarja kërkon ndihmë mjekësore në spital

Konfliktet që ndodhin brenda familjeve shpesh herë kapërcejnë muret e shtëpive, duke u dashur kështu intervenimi i organeve të rendit për të zgjidhur telashet. E në shumicën e rasteve viktima janë vajzat dhe gratë, të cilat përjetojnë dhunë nga anëtarët e familjes, raporton Gazeta Sinjali.

Ndihmën e Policisë e ka kërkuar së fundi një grua në Skenderaj, e cila ka pohuar se ka përjetuar dhunë fizike nga djali i bashkëshortit të saj.

Burimet e Gazetës Sinjali brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se 72-vjeçarja ka pësuar lëndime trupore shkaku i dhunës dhe për këtë është detyruar të marrë ndihmë mjekësore.

Ndërkohë njësitë policore kanë shoqëruar në stacion policor 17-vjeçarin, i cili dyshohet se rrahu njerkën e tij.

Pas përfundimit të procedurave policore, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar që i dyshuari të hetohet në liri për veprën penale ‘Dhunë në familje’.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img