23.9 C
Pristina
Tuesday, May 21, 2024

Buy now

spot_img

Mozzik paralajmëron bashkëpunimin me Ghetto Geasyn

Dy rap-artistë të suksesshëm janë bërë bashkë për të sjell një projekt të ri muzikor.

Bëhet fjalë për dy reperët, Mozzik dhe Getoar Selimi që kanë bashkuar forcat për duetin e parë së bashku.

Kështu ka bërë të ditur reperi nga Ferizaj në një njoftim në llogarinë e tij në Instagram teka paralajmëroi bashkëpunimin.

Foto: Getoar Selimi/Instagram

“Koha për film, a jeni gati? Mozzik ft. Geasy – Shtrejt”, ka shkruar Mozzik në mbishkrimin e një imazhi ku dy artistët shihen bashkë.

Duke mos dhënë më shumë detaje, Mozzik ka ‘ngacmuar’ fansat me pamje nga xhirimet e videoklipit.

“Më i riu në vend, më i madhi në vend”, ka shkruar autori i “Kokaina” në një tjetër postim në InstaStory duke iu referuar dy prej emrave artistik që ata përdorën në të kaluarën.

Mbetet të shihet se çfarë kanë përgatitu dyshja që njihen për hitet të shumta dhe si dy prej emrave më të suksesshëm të rap-it shqiptar.

 

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img