14.1 C
Pristina
Saturday, May 18, 2024

Buy now

spot_img

Mikuriya i impresionuar me ndryshimet në Doganën e Kosovës

Sekretari i Përgjithshëm i Organizatës Botërore të Doganave, Kunio Mikuriya ka vizituar Doganën e Kosovës ku është takuar me drejtorin e saj, Agron Llugaliun.

Ai është impresionuar me ndryshimet që janë bërë dhe është shprehur se janë të gatshëm t’i mbështesin zyrtarët doganorë.

“Gjatë vizitës time dy ditore kam pasur mundësinë të shohë doganën dhe kufijtë dhe kam mbetur i impresionuar me ndryshimet që janë bërë. Gjatë takimit që pata me zyrtarët doganorë pata mundësinë të kuptojë se cilat janë çështjet më të rëndësishme për doganën duke përfshirë të hyrat dhe digjitalizimin e administratës. Ne diskutuam gjatë takimit edhe mbi çështjet qe kanë të bëjnë me atë se si të përkrahet me tutje dogana. Duhet te dini që OBD është fuqishëm e angazhuar që t’i mbështes zyrtarët doganorë që janë të motivuar për avancim”, shtoi ai.

Gjatë vizitës Mikuriya ka kuptur edhe shqetësimet në lidhje me përkrahjen e bizneseve.

“Gjithashtu pata rastin të kuptoj shqetësimet e tyre në lidhje me përkrahjen e bizneseve të vogla të mesme dhe të mëdha si dhe tregtinë që zhvillohet në zonat kufitare e cila duhet të mbështetet” u shpreh ai./PrishtinaPress/

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img