11.4 C
Pristina
Friday, May 3, 2024

Buy now

spot_img

“Mos u dashuro” thotë Labinot Tahiri në këngën e re

Artisti i mirënjohur shqiptar, Labinot Tahiri ka ardhur me një projekt të ri muzikor.

Projekti më i ri nga Labi mban titullin “Mos u dashuro” dhe është ripërpunim i këngës së kënduar më parë nga Selajdin Miftari dhe Flora Gashi.

Kënga erdhi e shoqëruar edhe me një klip që u realizua nga Valon Aziri dhe tashmë është lansuar në kanalin zyrtar në YouTube.

Foto: Labinot Tahiri/Instagram

Teksti i këngës është i shkruar nga Flora Gashi dhe Vullnet Neziri, ndërsa ripërpunimi u mundësua nga Fatjon Miftari.

“Tani pas këtij momenti, kjo këngë është në dorën tuaj i dashur publik, ‘Mos u dashuro’, Zoti e bëftë mirë dhe ju bekoftë”, ka shkruar Labi në postimin në Instagram.

Theksojmë që këngëtari nga Ferizaj edhe gjatë kësaj periudhe është mjaft aktiv me mbrëmje të shumta muzikore.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img