10.5 C
Pristina
Friday, May 10, 2024

Buy now

spot_img

Ministria e Shëndetësisë në Gaza: Të paktën 18 persona u vranë në sulmin në Rafah

Ministria e Shëndetësisë në Gaza ka njoftuar se të paktën 18 persona, përfshirë nëntë fëmijë, u vranë pasi Izraeli goditi zonat e banuara në Rafah.

Të plagosur mbeten edhe disa persona në granatimet pranë lagjes Al-Nasr, në verilindje të qytetit të Rafah, sipas agjencisë palestineze të lajmeve WAFA.

Ministria ka bërë të ditur se numri i përgjithshëm i të vdekurve në Gaza që nga 7 tetori tani është 32 mijë 414, ndërkaq numri i të plagosurve ka shkuar në 74 mijë 787, shkruan CNN.

Kjo ministri gjithashtu bëri të ditur se 81 njerëz janë vrarë gjatë 24 orëve të fundit.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img