17.7 C
Pristina
Monday, April 29, 2024

Buy now

spot_img

Meta për liberalizimin e vizave: Një padrejtësi mori fund

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka uruar Kosovën pas lajmit për liberalizmin e vizave.

Në një postim në rrjetin social Facebook, Meta shkruan se me këtë vendim mori fund një padrejtësi për Kosovë dhe se faktorët ballkanikë që e duan Europën jashtë Ballkanit, edhe kësaj radhe dështuan.

Postimi i Metës:Urime Kosovës sonë! Një padrejtësi mori fund. Parlamenti Europian vendosi që qytetarëve të Kosovës t’u liberalizohen vizat. Ishte padyshim diskriminuese që vazhdoi kaq gjatë izolimi i Kosovës, megjithatë e përgëzoj nga zemra çdo qytetar e çdo institucion të Kosovës për këtë hap të madh drejt integrimit europian.

Faktorët ballkanikë që e duan Europën jashtë Ballkanit, edhe kësaj radhe dështuan. Europa ka ditur gjithnjë t’i vlerësojë qeveritë pro-evropiane, siç ka ndodhur me Shqipërinë kur arritëm liberalizimin në vitin 2009, siç po ndodh edhe sot në Kosovë./PrishtinaPress/

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img