20.3 C
Pristina
Tuesday, May 21, 2024

Buy now

spot_img

Më 18 dhe 19 janar mblidhet autoriteti më i lartë i NATO-s, flitet edhe për Kosovën

Më 18 dhe 19 janar në Bruksel do të mblidhet autoriteti më i lartë i NATO-s që quhet Komiteti Ushtarak e në të cilin ndër të tjera do të diskutohet edhe për situatën e sigurisë në Kosovë.

Kështu konfirmohet në një komunikatë të lëshuar nga NATO, ku thuhet se në pjesën e parë të 19 janarit shefat e mbrojtjes së NATO-s do të takohen me partnerët operacionalë në kuadër të KFOR-it e me të cilët do të bisedojnë për situatën në Kosovë dhe për misionin e KFOR-it.

“Në seancën e parë të ditës së dytë, shefat e mbrojtjes do të takohen me partnerët e tyre operacionalë të Forcave të Kosovës (KFOR) – Armeninë, Austrinë, Finlandën, Irlandën, Moldavinë, Suedinë, Zvicrën dhe Ukrainën. Diskutimet do të përqendrohen në situatën në terren, mjedisin e sigurisë dhe misionin e KFOR-it”, thuhet në komunikatë. 

Më pas do të diskutohet për misionin në Irak dhe për ngritjen e kapaciteteve të NATO-s atje me partnerët operacionalë si Suedia, Finlanda dhe Australia.

“Komiteti Ushtarak do të diskutojë më pas misionin jo luftarak dhe të ngritjes së kapaciteteve të NATO-s në Irak me partnerët e tyre operacionalë Suedinë, Finlandën dhe Australinë. Shefat e Mbrojtjes do të diskutojnë përpjekjet e vazhdueshme të Misionit për të ndihmuar Irakun në promovimin e stabilitetit më të madh, ndërtimin e institucioneve të tij të sigurisë dhe mbrojtjes dhe çrrënjosjen e terrorizmit”, thekson tutje komunikata.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img