12.4 C
Pristina
Friday, May 3, 2024

Buy now

spot_img

MD, urdhërarrestet e Serbisë i konsideron të paligjshme, pret lirimin e menjëhershëm të Haradinajt

Ministria e Drejtësisë e Kosovës njofton opinionin e gjerё, se gjate orëve të pasdites është njoftuar nga Policia e Kosovës për ndalimin e Ramush Haradinajt nga autoritetet franceze.

“Pas marrjes së informacionit, Ministria e Drejtësisë është koordinuar me Ministrinë e Punëve të Jashtme, Policinë e Kosovës dhe Ambasadorin e Republikës së Kosovës në Francë dhe përmes Ministrisë së Jashtme ka dërguar shkresën në Ministrinë e Drejtësisë së Francës me kërkesën për lirimin e menjëhershëm të z. Haradinaj”, thuhet në reagimin e MD-së dërguar mediave.

“Ministria e Drejtësisë konsideron se të gjitha urdhër arrestet ndërkombëtare të lëshuara nga Serbia për shtetasit e Republikës së Kosovës për veprat penale kinse të kryera në Republikën e Kosovës, janë të paligjshme dhe të papranueshme për Republikën e Kosovës, andaj presim lirimin e menjëhershëm të z. Ramush Haradinaj”, përfundon reagimi i Ministrisë së Drejtësisë.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img