12.3 C
Pristina
Thursday, October 10, 2024

Buy now

spot_img

Mbi 1000 kundërvajtjeve të zbuluara nga Dogana

Dogana e Kosovës ka njoftuar se ka rritur numrin e zbulimeve të kundërvajtjeve gjatë periudhës Janar – Korrik  2016 që krahasuar me vitin e kaluar paraqet një rritje prej 49% më shumë.
Faktori kryesor që ka ndikuar direkt në rritjen e numrit të kundërvajtjeve është ndërtimi i sistemeve dhe kapacitete që mundësojnë shpërndarjen e resurseve në pikat më të nxehta dhe më të ndjeshme prandaj edhe rezultatet kanë tendencë rritje, fakt tjetër është se për herë të parë kemi rritje të numrit të kundërvajtjeve të cilat kapen në brendi të vendit që vërteton edhe një herë se reforma e ndërmarr nga dogana është plotësisht e suksesshme.
Tabela në vijim tregon qartë se si ka shkuar ecuria e kundërvajtjeve gjatë këtyre shtatë muajve të fundit.
Analizimi i mëtejmë tregon qartë se kemi rritje të dukshme të kapaciteteve për të kapur dhe zbuluar kundërvajtjet në brendi të territorit pasi njësit e anti-kontrabandës qendrore kanë rritur numri e zbulimit në 72 kundërvajtje derisa vitin e kaluar kishim 46.
Derisa nga puna e drejtorive veçohen Drejtoria Doganore e Prishtinës dhe ajo e Mitrovicës që kanë rritur më së shumti numrin e kundërvajtjeve të zbuluara respektivisht në të dy drejtorit janë kapur 353 kundërvajtje komerciale derisa vitin e kaluar patëm vetëm  166 kundërvajtje.
Kurse rritja më a madhe e numrit të kundërvajtjeve që ndikon direkt në numrin e përgjithshëm ishte fuqizimi i kapaciteteve në sektorin e lojërave të fatit, ku vetëm, gjatë kësaj periudhe u kapën 110 kundërvajtje me lojëra të fatit.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img