21.5 C
Pristina
Sunday, May 19, 2024

Buy now

spot_img

Mbi 1.8 milion votues në listën zgjedhore, në garë janë 17 parti dhe koalicione

Mbi 1.8 milion persona janë në listën zgjedhore me të drejtë vote për zgjedhjet parlamentare në Maqedoninë e Veriut. Ky numër është për 1033 më i lartë se personat në listën zgjedhore për zgjedhjet presidenciale. Qytetarët brenda vendit  do të mund të votojnë në 3480 vendvotime.

Qytetarët që duan të votojnë për president duhet të paraqiten në vendin e votimit me dokument të vlefshëm identifikimi ose dokument identifikimi të skaduar nga 24 korriku i vitit 2023 dhe më vonë. Kurse qytetarët që duan të votojnë për zgjedhjet parlamentare duhet të kenë dokument të vlefshëm ose të skaduar jo më herët se 8 gushti 2023. Përveç identifikimit me dokument personal, qytetarët duhet të kalojnë edhe filtrin e identifikimit të dyfishtë, me aparatet biometrike për shenjat e gishtave. Në rast se votuesi paraqitet në vendvotim dhe merr vetëm njërën nga fletëvotimet duke refuzuar të votojë në të dy zgjedhjet, nuk do të ketë të drejtë të rikthehet më vonë për të votuar përsëri për zgjedhjet që më herët ka refuzuar.

Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve rikujtoi se fletëvotim i vlefshëm do të jetë vetëm ai në të cilin është rrethuar numri rendor i kandidatit për të cilin zgjedhësi është përcaktuar dhe fletëvotimi të paloset përpara se të hidhet në kuti. Votimi duhet të jetë i fshehur.

Në garë për zgjedhjet parlamentare janë 17 parti dhe koalicione kurse për president garojnë dy kandidatë në rrethin e dytë. Që të zgjidhet presidenti, në votime duhet të dalin të paktën 40% e personave të regjistruar në listën zgjedhore, shkruan Alsat.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img