17.7 C
Pristina
Monday, April 29, 2024

Buy now

spot_img

Man Unitedi e do Tielemansin

Manchester Unitedi synon ta afrojë yllin e Belgjikës dhe Leicester City Youri Tielemans, në përpjekje për ta pasur në skuadër një mesfushor të klasit botëror.

Djajtë e kuq janë duke e përgatitur një ofertë për mesfushorin e Leicester City Youri Tielemans për afatin kalimtar të verës, raporton Gazeta Express.

Drejtuesit e Unitedit janë të vendosur të përforcojnë mesfushën në verë dhe Tielemans është në mesin e dëshirave të tyre, bashkë me dyshen angleze Declan Rice dhe Kalvin Phillips.

Nga kjo treshe, belgu është më lehtë i arritshëm dhe mund të kalojë në Old Trafford në verë.

23-vjeçari, i cili ka kontratë me Leicesterin deri në verën e vitit 2023, kushton rreth 55 milionë euro.

Ai i ka shënuar 6 gola në 16 paraqitje për dhelprat deri tani këtë sezon.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img