9.4 C
Pristina
Sunday, May 5, 2024

Buy now

spot_img

Luizi “udhëzon” Keisin: Nëse bënë këtë veprim Sabiani do të dalë nga shtëpia e BBV

Romanca e Krist Aliajt me Keisi Medinin është kthyer në një telenovelë më vete me prezencën e Sabianit, brenda shtëpisë së “Big Brother Vip”. Dyshja gjithë kohës janë në mbikqyrjen e babait të Keisit, gjë e cila Kristin në veçanti e ka vendosur në një pozitë jo të lehtë.

Së fundmi teksa kanë qenë ulur së bashku në kuzhinë, Kiara e ka pyetur dyshën se si mendojnë ta vazhdojnë lidhjen.

Kësaj pyetje i është përgjigjur, vetë Aliaj duke u shprehur se nuk do të ishte aspak mirë nëse ajo çfarë kishte krijuar deri tani me Keisin të prishej për hiçgjë.

Keisi dhe Kristi

“Sinqerisht për momentin kuptohemi shumë mirë. Është gjynah të prishet për asgjë. Për një ide, për komente. Do të ishte shumë gjynah,”-u shpreh Kristi.

Kujtojmë që këtë javë në nominim janë Kristi, Maestro dhe Olta.

Më herët Keisi ka deklaruar se nëse Kristi eliminohet nga ‘BBV’ do largohet edhe ajo, ku Luizi i ka thënë se kjo nuk ndodh pasi nëse largohet edhe Keisi, ikën dhe Sabiani.

Biseda:

Kristi: Po sikur të dal unë?

Keisi: Po dole, dal dhe unë.

Kristi: Nuk ke nevojë të dalësh. Nuk dua unë të dalësh.

Keisi: Po do dal se çfarë do bëj.

Kristi: Aman sa të mirë të kam.

Keisi: O Lui nuk e beson. I thashë po doli do dal dhe unë, se çfarë do bëj?

Luizi: Nuk e bën, se po dole merr dhe Sabi pas.

Keisi- Sabiani dhe Kristi

Keisi: Pse mendon se nuk vjen ai?

Luizi: Kjo që the, e vendos më shumë Kristin në shtëpi.

Keisi dhe Sabian

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img