13.7 C
Pristina
Tuesday, April 30, 2024

Buy now

spot_img

“Luftën në Gaza mund ta bëjmë copy-past dhe në Bejrut”, kërcënimet e forta të ministrit izraelit ndaj Libanit

Ministri i Mbrojtjes i Izraelit, Yoav Gallant, tha në një intervistë me The Wall Street Journal të dielën se Izraeli nuk po kërkon luftë me Hezbollahun, por nëse është e nevojshme, luftën e Gazës mund ta bëjnë copy-past në Bejrut, Liban.

“Përparësia nuk është të futemi në një luftë me Hezbollahun, por 80,000 izraelitë të zhvendosur nga shkëmbimet ndërkufitare duhet të jenë në gjendje të kthehen në shtëpitë e tyre të sigurt”.

Gallant tha gjithashtu se nëse nuk negociohet një marrëveshje për ta bërë të mundur këtë, Izraeli nuk do të tërhiqej nga veprimet ushtarake, duke shtuar se “ne jemi të gatshëm të sakrifikojmë”.

“Ata shohin se çfarë po ndodh në Gaza. Ata e dinë që ne mund ta bëjmë këtë copy-past edhe në Bejrut”, tha Gallant për The Wall Street Journal.

Gallant tha gjithashtu se ai beson se Izraeli po lufton një bosht, jo një armik të vetëm dhe Irani po ndërton fuqi ushtarake rreth Izraelit për ta përdorur atë.

“Izraeli është i vendosur të shkatërrojë Hamasin e mbështetur nga Irani, por gjithashtu të veprojë me forcë të mjaftueshme për të penguar kundërshtarët e tjerë të mundshëm aleatë me Teheranin, duke përfshirë Hezbollahun në Liban”, tha Gallant.

Udhëheqësi i Hezbollahut, Hassan Nasrallah tha të premten gjatë një fjalimi se sulmet e grupit ndaj Izraelit synojnë “të rrisin presionin ndaj qeverisë armike dhe të ndalojnë sulmin në Gaza” dhe përsëriti se  vdekja e Saleh Al-Arouri , një figurë e lartë në Hamas, në Bejruti “nuk do të mbetet i pandëshkuar”.

Udhëheqësi i Hezbollahut paralajmëroi gjithashtu se njerëzit në Izraelin verior do të jenë të parët që do të vuajnë pasojat në rast të një konflikti më të gjerë.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img