11 C
Pristina
Tuesday, April 30, 2024

Buy now

spot_img

Lamborghini ka shitur të gjitha veturat – ja kur del në dispozicion vetura e radhës

Prodhuesi italian i veturave sportive Lamborghini veçse e ka shitur të gjithë prodhimin deri në vitin 2024, kështu deklaroi shefi i firmës gjatë së martës, teksa marka luksoze shihet që nuk është ndikuar nga paqartësia ekonomike botërore, raporton France24.

Nëndega e Volkswagen po kënaqet me “kërkesat e larta” dhe libri i tyre i porosive mbulon porositë për 18 muajt e ardhshëm, tha drejtori ekzekutiv Stephan Winkelmann.

Klientët e pasur po dynden drejt brendit pavarësisht krizës globale financiare të shkaktuar nga agresioni rus në Ukrainë.

“Kemi shumë kërkesa drejt Lamborghini-t. Kjo po ndodh sepse ata i besojnë brendit, ata e shohin se sa të bukura janë veturat, dhe se çfarë performance të lartë ato e kanë”, bëri të ditur Winkelmann.

“Ekonomia globale duhet që të “qëndroj pak e qëndrueshme” në mënyrë që kjo të vazhdojë” shtoi ndër të tjera ai.

Kohëzgjatja e porosive po ndodh edhe si rezultat i mungesave të komponentëve, veçanërisht të çipave të cilat nevojiten për modelet e reja elektrike.

Lamborghini po planifikon që nga viti 2024 të prodhojë versione hibride për secilin nga modelet e saj, dhe prodhimin e Lamborghin-it të parë elektrik deri në mesin e kësaj dekade.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img