19.7 C
Pristina
Saturday, April 27, 2024

Buy now

spot_img

Ky produkt do të largohet nga tregu kosovar, është i rrezikshëm!

Inspektorati i Tregut i Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë ka njoftuar se është duke punuar për largimin nga tregu të produktit automate (ndërprerës) për instalime elektrike Easypact CVS i brendit Schneider.

Me këtë rast, ministria i ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve nëse hasin në produktin e lartcekur ta njoftojnë Inspektoratin e Tregut, ose produktin në fjalë ta kthejnë tek shitësi ku e kanë blerë, pasi që ky produkt rezulton se nuk është i sigurt.

“Gjithashtu, u ndalohet të gjithë operatorëve ekonomikë që këtë produkt ta vendosin në shitje. Nëse ata posedojnë produkte të tilla obligohen që të njoftojnë Inspektoratin e Tregut dhe në procedurë të rregullt ta largojnë nga tregu”, thuhet në njoftimin e ministrisë.

Të dhënat më të detajuara për produktin:

Lloji i produktit: Automate

Marka tregtare: Schneider Industry SAS

Emërtimit i produktit: Easypact CVS

IAN kodi: PRB-233066

Vendi i origjinës: Kinë, Francë

“Përshkrimi i rrezikut: Easy Pact CVS potencialisht të prekur mund të përmbajnë një komponent të papërshtatshëm që mund të bëjë, në kushte të caktuara, automati të mos funksionojë siç është synuar (në prodhimin e tij). Nëse ndodh diçka e tillë, mund të ekzistojë rreziku për lëndim personal të përdoruesit dhe/ose dëmtim të pronës”, thuhet tutje në njoftim, i cili është shoqëruar me fotografitë e produktit.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img