12.5 C
Pristina
Friday, May 10, 2024

Buy now

spot_img

Lista Serbe u ankua për kamerat në veri, Kryeziu: Koha e banditëve të kthyer në terroristë ka marrë fund

Zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu, i ka reaguar Listës Serbe, e cila dje tha se vendosja e kamerave në tërë komunën e Mitrovicës së Veriut është shkelje e të drejtës së privatësisë së qytetarëve.

Kryeziu tha se kjo deklaratë e Listës Serbe është reagim pas humbjes së kontrollit mbi mjetet me të cilat bënte presion dhe i frikësonte qytetarët e Kosovës.

Ai tha se në secilin qytetet të Kosovës ka kamera në hapësira publike e që menaxhohen nga Policia e Kosovës, dhe sipas tij, ato janë të ligjshme dhe janë në shërbim të sigurisë publike.

“Së dyti, në komuna të ndryshme me shumicë serbe në Kosovë, përfshirë edhe ato në veri të vendit, strukturat ilegale serbe dhe organizatat terroriste “Mbrojtja Civile” dhe “Brigada Veriore” vazhdimisht kanë përdorur kamerat e vëzhgimit, të cilat kanë qenë të qasshme edhe për institucionet e sigurisë së Serbisë”.

“Një numër i konsiderueshëm i tyre janë sekuestruar nga Policia e Kosovës nën dyshimin se janë përdorur për të monitoruar lëvizjet e qytetarëve dhe të institucioneve të Republikës së Kosovës”, tha ai.

Më tej, Kryeziu tha se në të kaluarën, bashkëpunëtorët e Listës Serbe i kontrollonin kamerat ilegale, teksa tha se kur i kishin në kontroll ato, asnjëra prej kamerave nuk kishte punuar më 16 janar 2018, kur u vra politikani serb, Oliver Ivanoviq në Mitrovicën e Veriut.

“Koha e banditëve të kthyer në terroristë të “Brigadës së Veriut” dhe “Mbrojtjes Civile” ka marrë fund. Të gjithë duhet të mësohen me shtetin ligjor në një republikë demokratike”, tha ai.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img