17.7 C
Pristina
Monday, April 29, 2024

Buy now

spot_img

Kusari-Lila: Presion më i madh për Asociacionin në Kosovë se në Serbi pasi po reziston vetëm qeveria

Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila, konsideron se aryseja pse në Kosovë po bëhet presion më i madh nga ndërkombëtarët për Asociacionin sesa në Serbi është sepse Asociacionit po i reziston vetëm qeveria e Kosovës, jo edhe opozita.

Ajo tha se është parim që presioni më i madh të bëhet aty ku ka më pak rezistencë, në këtë rast, Kosovës, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

“Është parim i përgjithshëm që presioni të bëhet aty ku ka më pak rezistencë. Fatkeqësisht, presioni më i madh për Asociacionin po vjen në Kosovë, ku rezistencë po bënë vetëm qeveria”, deklaroi Kusari-Lila në T7.

Duke iu përgjigjur deklaratës së të dërguarit amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, se Asociacioni i komunave me shumicë serbe mund të bëhet edhe pa miratimin e kryeminstrit Albin Kurti, Kusari-Lila ka thënë se është e pamundur të rrëzohet qeveria.

Sipas deputetes, kjo s’mund të arrihet pa një ndryshim drastik të pozitës së deputetëve të pozitës.

“Do të jetë shumë e vështirë, me zëvendësu pozitën me opozitën, duke parë konstolacionin e numrave në Kuvendin e Kosovës, pa pasur një kthim dramatik të deputetëve të pozitës. Unë dyshoj që ky është synimi, pasi që ndryshimi i qeverisë herën e kaluar, nuk solli një dobësim të lidershipit”, ka thënë ajo.

Qeverinë Kurti, Kusari-Lila e cilësoi si të vetmen qeveri deri tash që nuk varet nga Lista Serbe.

“Kjo qeveri është e para që nuk varet nga Lista Serbe, ne kemi bashkëpunuar me ta, por ata kanë dashur ta kenë një rol në qeveri, që e kanë pasur me qeveritë tjera”, ka deklaruar ajo. /Reporteri.net/.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img