12.3 C
Pristina
Tuesday, April 30, 2024

Buy now

spot_img

Kurti viziton “Solution 25” kompaninë me renome të dy vëllezërve te ardhur nga Gjermania që punësojnë 50 punëtorë në Prishtinë

Kryeministri Albin Kurti ka vizituar sot kompaninë “Solution 25”, me c’rast tha se Kosova është e para në Ballkanin Perëndimor në indeksin e konkurrueshmërisë në fushën e TIK-ut.

Sipas tij në vitin 2022, eksporti i shërbimeve të TIK është rritur për 113% krahasuar me 2021.

“Deri tani ne jemi të parët në Ballkanin Perëndimor në indeksin e konkurrueshmërisë në fushën e TIK-ut, të parët në Evropën në Zhvillim për numrin e studentëve në TIK për 100 mijë banorë, kurse të dytët në Evropën në Zhvillim për infrastrukturën teknologjike. Në vitin 2022, eksporti i shërbimeve të TIK është rritur për 113% krahasuar me 2021. Prandaj, do të jemi afër ndërmarrësve e punëtorëve si Besari e Besniku dhe Solution25. Përveçqë na bëjnë krenarë, ata kontribuojnë në ekonomi e mirëqenie për të gjithë”, ka thënë Kurti. 

Këto fjalë Kurti i tha gjatë vizitës në kompaninë “Solution 25”, që numëron mbi 50 ptë punësuar në Prishtinë. 

“Besari e Besniku, dy vëllezër, që kthehen nga Gjermania për ta zhvilluar biznesin e tyre në Kosovë. Në 1992, njëri 5 e tjetri 3 vjeç, bashkë me familjen e tyre migruan në Gjermani. Prindërit e tyre, punëtorë në ndërtimtari e pastrim, i shkolluan fëmijët për dije shkencore e me ndjenjë kombëtare. Pasioni për punën, bëri që në Bremen, para 6 viteve, të hapin kompaninë e tyre “Solution25”, për shitje online kryesisht në tregun gjerman si dhe në tërë Evropën. Sot, nga Kosova, kanë rreth 50 punëtorë, 11 prej tyre nga programi qeveritar Superpuna, vajza e djem, që punojnë për kompani të mëdha e me famë në botë, me mbi 200 projekte të përfunduara e me përfitime qindra milionëshe”, ka shkruar tutje ai.

Postimi i plotë:

B esari e Besniku, dy vëllezër, që kthehen nga Gjermania për ta zhvilluar biznesin e tyre në Kosovë. Në 1992, njëri 5 e tjetri 3 vjeç, bashkë me familjen e tyre migruan në Gjermani. Prindërit e tyre, punëtorë në ndërtimtari e pastrim, i shkolluan fëmijët për dije shkencore e me ndjenjë kombëtare. Pasioni për punën, bëri që në Bremen, para 6 viteve, të hapin kompaninë e tyre “Solution25”, për shitje online kryesisht në tregun gjerman si dhe në tërë Evropën. Sot, nga Kosova, kanë rreth 50 punëtorë, 11 prej tyre nga programi qeveritar Superpuna, vajza e djem, që punojnë për kompani të mëdha e me famë në botë, me mbi 200 projekte të përfunduara e me përfitime qindra milionëshe. Çdo punëtorë të ri që e marrin e trajnojnë një vit që të jetë i gatshëm profesionalisht për tregun ndërkombëtar.Idetë kreative dhe entuziazmi i çiltër për rritjen e biznesit dhe kontributin në gjithë ekosistemin e tyre biznesor janë motivuese për çdonjërin që të gjithë të kontribuojmë edhe më shumë. Deri tani ne jemi të parët në Ballkanin Perëndimor në indeksin e konkurrueshmërisë në fushën e TIK-ut, të parët në Evropën në Zhvillim për numrin e studentëve në TIK për 100 mijë banorë, kurse të dytët në Evropën në Zhvillim për infrastrukturën teknologjike. Në vitin 2022, eksporti i shërbimeve të TIK është rritur për 113% krahasuar me 2021. Prandaj, do të jemi afër ndërmarrësve e punëtorëve si Besari e Besniku dhe Solution25. Përveçqë na bëjnë krenarë, ata kontribuojnë në ekonomi e mirëqenie për të gjithë.Punë të mbarë e suksese të reja!

https://www.facebook.com/plugins/video.php?height=476&href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2Falbini2017%2Fvideos%2F665678052288829%2F&show_text=false&width=380&t=0

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img