19.4 C
Pristina
Sunday, May 5, 2024

Buy now

spot_img

Kurti uron Izraelin me rastin e festës “Hanukkah”

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ia ka uruar Izraelit festën “Hanukkah”, duke thënë se i shpreh urimet më të mira komunitetit hebre në Kosovë dhe në mbarë botën.

Ai, në eventin që mbrëmë u organizuar nga Ambasada e Izraelit në Kosovë, ka thënë se “Hanukkah” është një festë e historisë së fuqishme të çlirimit.

” Në ‘Hanukkah’, Makabinjtë çliruan popullin hebre nga dominimi dhe rishenjtëruan Tempullin e Dytë në Jerusalem. Ndezja e një qiriri në Menorah, një qirimbajtëse me tetë degëzime, çdo natë përkujton historinë e llambës së vajit që digjej për tetë ditë, megjithëse kishte vaj të mjaftueshëm për të djegur vetëm për një. Kjo histori na kujton se edhe kur burimet tona janë të kufizuara, besimi ynë mund të na ndihmojë të përfitojmë sa më shumë nga ajo që kemi”.

“Hanukkah është një festë e shpresës, lirisë dhe fitores. Është një mundësi për ne që të kremtojmë vlerat tona të përbashkëta dhe të jemi mirënjohës për lidhjet e forta të prosperitetit që kemi krijuar si vende demokratike e multikulturore”, ka thënë Kurti./Prishtinapress/

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img