12.6 C
Pristina
Thursday, May 16, 2024

Buy now

spot_img

Kurti shkon në AKP, aktivizimin e ndërrmarrjes Brezovica e cilëson si një nga sukseset e Bordit të ri

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka shkuar sot për vizitë në Agjencinë Kosovare të Privatizimit.

Kryeministri është takuar me Bordin e ri, i cili drejtohet nga Nazmi Mikullovci.

Pas takimit Kurti në një konferencë për medie, tha se në këtë takim u diskutua për katër çështjet me rëndësi në lidhje me të arriturat në këtë agjenci.

“Tash së fundmi Qeveria ka pranuar koncept-dokumentin për Fondin Sovran. Paralelisht bordi i AKP-së ka arritur t’i evidentojë 2364 asete të AKP-së që pas një analize është vlerësuar se 1653 prej tyre do t’i barten Fondit Sovran. 771 do të vazhdojnë të ngelen nën portofolin e AKP-së”, ka thënë Kurti.

Suksesi i tretë i bordit të ri të AKP-së, sipas Kurtit, është shkurtimi i shpenzimeve, në vlerë prej mbi 2.6 milionë eurosh.

Në pikë të katërt ai ka përmendur aktivizimin e ndërmarrjes shoqërore “Brezovica” për të cilën tha se kanë filluar edhe lëshimi i kuponëve.

Pas këtij hapi, Kurti ka thënë se pritet të ketë investitorë në kë zonë shumë të rëndësishme për turizimin e vendit.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img