21.6 C
Pristina
Monday, April 29, 2024

Buy now

spot_img

Gjykimi ndaj Sekiraqës – Sot duhej të dëshmonin Adelina Ismaili dhe motrat e saj

Në Gjykatën Themelore në Prishtinë sot ka vazhduar rigjykimi ndaj Enver Sekiraqës, i cili po akuzohet për nxitje të vrasjes së Triumf Rizës. Kjo është seanca e parë pas lirimit të tij nga paraburgimi dhe zëvendësimi me masën e arrestit shtëpiak.

Në gjykimin që po zhvillohet ndaj Enver Sekiraqës, i akuzuar për nxitje të vrasjes së Triumf Rizës, do të duhej të dëshmonin Adelina Ismaili së bashku me motrat e saj, Zanfina dhe Ema Ismaili.

Por përsëri kanë munguar të tria dëshmitaret.

Kryetari i trupit gjykues, gjykatësi Agim Kuçi ka njoftuar se dëshmitaret Adelina, Zanfina dhe Ema Ismaili mungesën e kanë arsyetuar përmes përfaqësuesit të tyre, avokatit Alban Makolli. Ky i fundit, përmes një parashtrese, ka njoftuar se motrat Ismaili nuk gjenden në Kosovë dhe se nuk dihet kur do të kthehen, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Motrat Ismaili nuk janë paraqitur as në seancën e 15 nëntorit 2021.

Seanca e së mërkurës është duke vazhduar me dëgjimin e dëshmitarit Xhafer Bislimi, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img