12.3 C
Pristina
Tuesday, April 30, 2024

Buy now

spot_img

Kurti e quan diletantizëm nismën e PDK-së për Trustin

Kryeministri Albin Kurti ka folur gjatë në mbledhjen e Qeverisë kundër tërheqjes së mjeteve nga Trusti.

Madje, ai në mbledhjen e qeverisë tha se nismëtari i kësaj nisme të cilin s’e përmendi me emër, por që është Bekim Haxhiu i PDK-së, nivelin e argumentimit për të lejuar mundësinë që të tërhiqen 30% nga Trusti e ka të tillë që fondet janë për t’u zbrazur.

“Nisma për mundësimin e tërheqjes së parave të Trustit nuk është e rastësishme që ka ardhur nga një deputet i opozitës i cili në një prononcim të tij medial, duke komentuar deklaratën brengosëse të përfaqësuesve të Fondit Monetar Ndërkombëtar, ka thënë përafërsisht se po të donte FMN-ja do të na jepte mjete t’i shpërndanim për qytetarët dhe nuk do t’i preknim mjetet e fundit. Ka mjete aq të mjaftueshme FMN. Ja pra se kush po merret me financa e me makroekonomi tek ne”, tha ai.

Kurti tha se LDK-ja dhe AAK-ja po e përkrahin nismën që do të lejonte qytetarët të tërheqin 30% të kursimeve të tyre pensionale edhe pse e dinë se është e rrezikshme.

Ai ceku edhe mbështetjen e Listës Serbe se PDK-ja s’mund ta bindë se kjo parti këtë po e bën për të mirën e qytetarëve të Kosovës.

“Kjo nismë fatkeqësisht ka bërë që edhe deputetë nga LDK-ja dhe AAK-ja të rreshtohen prapa nismëtarit, mbase edhe prej premisave të ndryshme dhe arsyeve të llojllojshme, por me shpresa të njëjta. Objektivi është i njëjtë. Të gjitha këto subjekte e dinë se sa shumë e rrezikshme është për ardhmërinë e vendit lejimi i tërheqjeve të tilla, duan që ky propozim të mos kalojë, por shpresojnë që pas manipulimit të parë, ku besojnë se janë pozicionuar si mbrojtës të interesave të qytetarëve, do të kenë sukses edhe në manipulimin e dytë. Pritet t’u dalë në ndihmë edhe Lista Serbe.

Nismëtari i idesë ka deklaruar se gëzojnë mbështetjen edhe të Listës Serbe për propozimin e tyre dhe besoj që nuk duan të na bindin që kjo ndodh qoftë për shkak të brengës së madhe të Listës Serbe për koston e jetësës së qytetarëve të vendit apo se kjo masë do t’i ndihmonte mbirproporcionalisht qytetarëve të komunitetit serb”.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img