15 C
Pristina
Saturday, May 4, 2024

Buy now

spot_img

Kurti e përdor funksionin e tij dhe ministrat për t’i ndihmuar Vitisë në balotazh

Kryeministri Albin Kurti siç duket do ta shfrytëzojë gjithë pushtetin për t’i ndihmuar kandidatit të Lëvizjes Vetëvendosje, Arben Vitia, që ta fitojë garën e balotazhit për kryetar të Prishtinës. Në fushatën për raundin e dytë të zgjedhjeve lokale, Kurti është angazhuar që t’i bind votuesit me arsyen se Vitia do ta kishte mbështetjen e tij dhe të Qeverisë për planet e tij, në rast se do të bëhej kryetar i kryeqytetit. Nuk dihet se a do ta kenë përkrahjen e Kryeministrit dhe të Qeverisë kandidatët e partive të tjera, nëse zgjidhen kryetarë.

Kurti përmes një video të publikuar në Facebook, sikur i lë votuesit ta nënkuptojnë se nuk do ta mbështeste në planet e tij kandidatin e LDK-së, Përparim Ramën, po qe se qytetarët e kryeqytetit vendosin ta zgjedhin këtë të fundit për kryetar, raporton Gazeta Express.

“Unë i kam 144 arsye për të votuar për Benin, por sot do ta ndaj vetëm një me juve. Beni do ta ketë mbështetjen time të plotë për planet e tij konkrete dhe të zbatueshme me të cilat do të zhvillohet Prishtina”, thotë Kurti.

Jo vetëm veten. Kryeministri e fton edhe kryeparlamentarin Glauk Konjufca si dhe anëtarët tjerë të Qeverisë që të tregojnë se si do ta mbështesin Vitinë. Sikur edhe këta, Ramën nuk do ta mbështesin edhe po të fitojë.

“Tash i ftoj edhe kolegët e mi, Glauku, Hekuranin, Artanin, Hajrullahun, Rozetën, Donikën e të tjerët t’i tregojnë me video arsyet dhe planet e tyre për ta mbështetur Benin”, thotë Kurti.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img