21.6 C
Pristina
Monday, April 29, 2024

Buy now

spot_img

Kur ai nuk e priste, Elona Duro rrëfen se si i propozoi partnerit për martesë

E njohur për energjinë që e karakterizon, gazetarja Elona Duro ka rrëfyer gjithë humor se si i propozoi partnerit të saj për martesë, dhe jo një propozim do si do.

Duro tregoi se me Lorencin është takuar për herë të parë në vitin 2015, por nuk e kishte vënë re. Në 2016-ën kur u kthye në po të njëjtin vend me një rreth miqësor, i ka rënë në sy.

“Kjo është fotoja ime e parë që kam publikuar në instagram si për të treguar lidhjen time me Lorencin. Në mars të 2015-ës jemi njohur rastësisht nga një grup shoqëror por që unë nuk e kisha fiksuar fare dhe largohem. Në mars të 2016-ës, kur shkoj në po të njëjtin vend me një rreth shoqëror, aty mu fiksua. Më parë nuk e mbaja mend. Dhe ishim në këtë lokalin e natës ku luhej kënga “Get lucky” në sfond, ku po më vinte ajo energjia… Pasi pyeta shokun tim “ky djali është i fejuar, i martuar apo ka të dashur?”- dhe më tha jo, atëherë kthehem nga Lorenci dhe i them: “a do të kërcejmë bashkë?”. Dhe kemi kërcyer.

Mendoj që shumë gjëra janë edhe çështje fati. Unë që mendoja se asnjëherë nuk do të njihja njeriun e jetës time në një lokal nate, për më tepër në 3 të mëngjesit kur t’i ke kthyer disa gota dhe sytë nuk të shohin aq qartë. Ja që e njoha aty”- tha Duro.

E pyetur se si e ngacmoi ajo vetë e para, gazetarja tregon se: “Ky më kishte ngacmuar mua një vit më parë, me kërkesë e gjëra në facebook, por unë nuk e kisha mbajtur mend.”

Ajo është ndalur edhe te propozimi për martesë, një nga momentet më të veçanta në jetën e një çifti.

“Ne kishim lënë një datë për të shkuar në gjendjen civile, dhe unë si tip që në jetën time të përditshme jam shumë sportive, gati-gati pa make up.

Sigurisht që më pëlqen të vishem, të ndërrohem dhe të kem ato gjërat e mija por kaq. Ne ishim në një ditë të nxehtë vere në Jalë, ku motra më shkruan: – Aman të lutem se e di që do të shkosh tek gjëndja civile kështu, me fustanet e tua të gjata, të derdhura, dhe me shapka. A mund të bëjmë diçka te taraca e bashkisë? Çke ti e organizoj unë… Dhe unë që kthehem nga Lorenci dhe i them, “a do martohemi te Bashkia se po thotë Eni?”. Kaq, kjo ishte propozimi”- tha ndër të tjera Duro në TCH.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img