17.2 C
Pristina
Monday, May 6, 2024

Buy now

spot_img

“Krom” i Bujar Alimanit fitoi Çmimin Special të Jurisë në Egjipt

Filmi shqiptar pretendent për çmimin “Oscar” ka fituar edhe një çmim ndërkombëtar, shkruan KultPlus

Filmi “Krom” i Bujar Alimanit ka fituar Çmimin Special të Jurisë në festivalin ndërkombëtar të filmit në Egjipt “Aleksandria Mediterranean Film Festival”.
Ky festival që drejtohet nga kritiku Amir Abaza u mbajt prej 21 deri më 27 shtator. Çmimet u ndanë në një ceremoni madhështore të mbajtur në Bibliotekën e Aleksandrisë. Ky ishte edicioni i 32-të i “Aleksandria Mediterranean Film Festival”.
Ditë më parë ky film fitoi Çmimin e Kritikës në Otranto Film Fund Festival. “Krom” është përzgjedhur sivjet për ta përfaqësuar Shqipërinë në garën për Oscar në kategorinë “Filmi më i mirë në gjuhë të huaj”.
Filmi, bashkëprodhim në mes të Shqipërisë, Kosovës, Gjermanisë dhe Greqisë, trajton një dramë familjare në një nga zonat e varfra të Shqipërisë edhe pse me pasuri të çmuara nëntokësore. Ngjarja zhvillohet në Bulqizë, vend i njohur për minierat e kromit nga dhe regjisori ka zgjedhur ta quaj filmin Krom.
“Krom” ishte dhënë premierë në korrik të vitit të kaluar në Festivalin Karlovy Vary. Në rolet kryesore luajnë: Fredjon Ruci, Klodjana Keco, Kasem Hoxha dhe Mirela Naska.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img