10.7 C
Pristina
Monday, May 6, 2024

Buy now

spot_img

Filmi kosovar ‘Home’ nominohet për Çmimet Evropiane të Filmit

Filmi është nominuar nga Vila do Conde Film Festival, festival i filmave të metrazhit të shkurtër në Portugali. Festivalet e ndryshme evropiane kanë pasur të drejtë të nominojnë filmat e tyre për këtë kategori.

Filmi “Home” me regji nga Daniel Mulloy është në mesin e 15-të filmave evropianë të nominuar për Çmimet Evropiane të Filmit.
Filmi “Home” është bashkëproduksion mes Kosovës dhe Anglisë, është triller 20-të minutash i cili flet mbi temën e refugjatëve.
Përderisa numër i madh i burrave e grave provojnë të hyjnë në Evropë, një familje angleze duket të jetë në pushime.
Historia e filmit 20 minutësh “Home” është ende më e thellë. Kësaj radhe, familja bëhet viktimë e zhvillimeve pa fajin e saj, për tu gjendur në situata njëjtë si refugjatët e vendeve të Lindjes.
Ky film pjesën me të madhe të xhirimeve e ka pasur në Kosovë, më përkatësisht në Janjevë dhe Graqanicë. “Home”, i cili shtjellon vuajtjet e refugjatëve është realizuar në bashkëpunim mes DokuFest, Blacksheep dhe Somesuch, me mbështetjen financiare të Kombeve të Bashkuara në Kosovë, USAID dhe Fondacioni për Shoqëri të Hapur si dhe të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Kosovës dhe Komunës së Prishtinës.
Filmi është nominuar nga Vila do Conde Film Festival, festival i filmave të metrazhit të shkurtër në Portugali. Festivalet e ndryshme evropiane kanë pasur të drejtë të nominojnë filmat e tyre për këtë kategori.
15-të filmat në këtë kategori do të shpërndahen tek 3 mijë anëtarët e Akademisë Evropiane të Filmit, ndërsa fituesi shpallet me 10 dhjetor në Worclaw në Poloni.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img