23.6 C
Pristina
Sunday, May 19, 2024

Buy now

spot_img

“Krenaria jonë”, rusët mbajnë zi për anijen luftarake që u fundos, zhvillojnë “ceremoni

Rusia ka mbajtur një ceremoni zie për fundosjen e anijes luftarake Moskva në Detitn e Zi.

Ceremonia u zhvillua në Sevastopol, baza e flotës në Krimenë e aneksuar nga Rusia.

Në ceremoni, kapiteni (rezervë) Sergei Gorbachev tha se Moska “ishte një simbol për të gjithë, simbol i fuqisë sonë, shpresës sonë, ringjalljes së flotës në vitet ’90”.

Anija e ndërtuar nga sovjetikët po luante një rol të madh në koordinimin e operacioneve të flotës jashtë Ukrainës.

Anija kryesore e Flotës ruse në Detin e Zi u fundos gjatë një stuhie, thuhet në njoftimin e Ministrisë ruse të Mbrojtjes, të lëshuar të enjten në mbrëmje. Teksa anija po tërhiqej drejt një porti, ajo humbi “stabilitetin” dhe u fundos në det.

Ministria ruse pohon se fundosja e anijes “Moskva” ka ndodhur për shkak të një dëmtimi. Ky dëm thuhet se ishte pasojë e një “zjarri të shkaktuar nga shpërthimi i municioneve”, njofton agjencia shtetërore ruse TASS, duke cituar Ministrinë ruse të Mbrojtjes.

Zyrtarët ushtarakë ukrainas kanë raportuar më parë se anija ruse është goditur nga një raketë ukrainase. Guvernatori i rajonit jugor të Ukrainës, Odessa, Maxym Marchenko, ka bërë të ditur se “Moskva” është qëlluar me raketa ukrainase të tipit “Neptun”.

Të enjten në mbrëmje, pala ruse ka bërë të ditur se ekuipazhi i anijes është evakuuar në tërësi dhe ka kaluar në anije të tjera të Flotës së Detit të Zi, pas një zjarri të shkaktuar në anijen “Moskva”. Vetëm pak orë para se “Moskva” të fundosej, Ministria ruse e Mbrojtjes ka njoftuar se kryqëzori, i cili ishte i pajisur me raketa, ishte ende në gjendje të lundronte pavarësisht dëmtimeve.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img