11.4 C
Pristina
Sunday, May 5, 2024

Buy now

spot_img

KQZ: Dështon iniciativa qytetare për largimin e kryetarëve në komunat veriore

Komisioni qendror zgjedhor ka thënë së ka dështuar iniciativa qytetarë për largimin e kryetarëve aktual në katër komunat veriore.

Kryetar i KQZ-së, Kreshnik Radoniqi, ka thënë se ka dështuar shkarkimi i katër kryetarëve shqiptar në veri për shkak të mospjesëmarrjes së qytetarëve në votime.

Në një konferencë të thirrur për media ai tha se në Zveçan s’ka pasur asnjë votues.

“Të 23 qendrat e votimit janë mbyllur në orën 19:00, sipas të dhënave që kemi pranuar në këto katër komuna, numri i qytetarëve që kanë votuar në procesin e votimit për apo kundër largimit të kryetarëve nga funksioni i tyre është si në vijim:

Leposaviq 124 votues, Zubin Potok 18 votues, Zveçan nuk ka votuar asnjë votues dhe në Mitrovicën e Veriut 111 votues”, tha Radoniqi

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img