0.2 C
Pristina
Friday, December 13, 2024

Buy now

spot_img

Kosovë: MPJ e konsideron të papranueshme sjelljen e Marko Gjuriq

Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës së Kosovës e konsideron të papranueshme sjelljen e Marko Gjuriq, udhëheqës i të ashtuquajturës zyrë për Kosovën, i cili, sipas kësaj ministrie, hapur ka provokuar sot në veri institucionet e Kosovës dhe autoritetet e sigurisë, transmeton REL.
Në një komunikatë për media të kësaj ministrie thuhet se “hyrja ilegale në Kosovë është kundër marrëveshjes për vizitat e ndërsjella, të arritur në Bruksel, ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, të cilat duhet të aprovohen apo ndalohen nga institucionet e të dyja shteteve të paktën 24 orë më herët. Kjo sjellje është kundër frymës së dialogut dhe bashkëpunimit rajonal, thuhet ndër të tjera në komunikatë.
MPJ i ka nisur tashmë një notë proteste BE-së dhe të gjitha institucioneve ndërkombëtare për këtë sjellje të Gjuriqit dhe ka koordinuar hapat e mëtejshëm me institucionet relevantë në Kosovë.
Drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq, ka marrë pjesë në hapjen e një pompe të benzinës dhe të objektit të shitjes me pakicë të Industrisë së Naftës të Serbisë në pjesën veriore të Kosovës, pavarësisht vendimit të Qeverisë së Kosovës për t’ia ndaluar hyrjen në Kosovë.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img