17.7 C
Pristina
Monday, May 6, 2024

Buy now

spot_img

Aktori Armond Morina detyrohet t’i paguajë 100 mijë euro Ministrisë së Kulturës

Ish-ministrat e Kulturës, Astrit Haraqija dhe Valton Beqiri janë shpallur fajtorë për keqpërdorim të detyrës zyrtare, transmeton Telegrafi

Fajtorë në seancën e mbajtur sot (e enjte) në Prishtinë nga Gjykata e Apelit, janë shpallur edhe aktori Armond Morina, dhe producenti Nehat Fejza.
Astrit Haraqija dhe Valton Beqiri janë dënuar me burgim shtëpiak për një vit, gjersa producenti Fejza dhe aktori Morina detyrohen të paguajnë dëmshpërblimin me të holla.
Shuma e caktuar që aktori Armond Morina detyrohet t’i paguaj Ministrisë së Kulturës është 100 mijë euro, gjersa prodeucenti Nehat Fejza do ta paguajë dëmshpërlbimin me 188 mijë euro.
Më e dëmtuar nga gjithë kjo situatë ka dalë Ministria e Kulturës, nga e cila ishin marrë këto fonde për realizimin e projekteve të ndryshme filmike, por që në fakt përfunduan në keqpërdorimin e personave tëlartpërmendur. /Telegrafi/

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img